×

Rrisni performancën e biznesit me programin e fiskalizimit Oxana

Oxana është program fiskalizimi dhe faturimi elektronik i certifikuar në Shqipëri që ju mundëson të menaxhoni faturat, pagesat dhe dokumentet tatimore në një sistem të vetëm. Kontrolloni shitjet, ndiqni performancën e biznesit dhe siguroni përputhshmëri të plotë me ligjin për fiskalizimin në kohë reale.

Regjistrohu
Akses i plotë në sistemin e fiskalizimit nga çdo pajisje

Menaxhoni faturimin elektronik dhe fiskalizimin nga kompjuteri, tableti ose smartphone pa instalime të komplikuara. Të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt dhe ju keni akses në çdo moment për të kontrolluar faturat, klientët dhe raportet financiare.

Regjistrohu

Menaxhim efikas i klientëve dhe furnitorëve

Organizoni të dhënat e klientëve dhe furnitorëve, ndiqni historikun e faturave dhe pagesave dhe përmirësoni komunikimin me partnerët tuaj. Programi i fiskalizimit Oxana ju ndihmon të keni kontroll të plotë mbi marrëdhëniet tregtare dhe fluksin financiar.

Regjistrohu
Faturim elektronik dhe fiskalizim sipas ligjit në Shqipëri

Krijoni, dërgoni dhe fiskalizoni fatura elektronike, kuponë tatimorë dhe dokumente shoqëruese në përputhje me ligjin për fiskalizimin në Shqipëri. Çdo faturë transmetohet dhe raportohet në kohë reale, pa nevojën e pajisjeve shtesë apo kasave fiskale tradicionale.

Regjistrohu

Fiskalizim pa pajisje shtesë dhe pa investime të kushtueshme

Jo pajisje shtesë,
Jo printera,
Jo kasa fiskale,
Jo pajisje rrjeti,
Jo njohuri te avancuara kompjuterike.
Mjafton vetëm një kompjuter modest ose smartphone dhe sistemi juaj është gati për t’u përdorur në çdo moment.

Regjistrohu
Raporte dhe analiza të avancuara për biznesin

Monitoroni shitjet, shpenzimet, taksat dhe performancën e produkteve përmes raporteve të detajuara dhe grafikëve të qartë. Programi i fiskalizimit Oxana ju ndihmon të merrni vendime të bazuara në të dhëna reale për një menaxhim më efikas të biznesit.

Regjistrohu
Biznes i vogël

Funksionalitete bazë për të manaxhuar biznesin tuaj

Shiko Çmimet
Biznes i madh

Funksionalitete të avancuara për të patur çdo gjë nën kontroll

Shiko Çmimet
Regjistrohu