fbpx
×

Njoftim

  1. Njoftim: Mbi punime teknike të jashtëzakonshme në infrastrukturën e sistemit fiskal Të nderuar klientë, Shoqëria Kreatx sh.p.k., në cilësinë e ofruesit të platformës së fiskalizimit Oxana, dëshiron t’ju informojë mbi një situatë të paparashikuar që ka ndikuar përkohësisht në funksionalitetin e disa prej shërbimeve tona. Prej datës 17.04.2025, janë konstatuar disa anomali në infrastrukturën cloud të partnerëve tanë teknikë ndërkombëtarë. Këto anomali kanë kërkuar që të realizojmë punime emergjente të mirëmbajtjes dhe stabilizimit të sistemit, si dhe përditësime të sistemeve tona, të cilat po kryhen me përparësi të lartë nga ekipi ynë teknik në bashkëpunim me partnerët përkatës. Gjatë kësaj periudhe, mund të ketë ndërprerje të përkohshme në: • Lëshimin e faturave në kohë reale; • Dërgimin e të dhënave në sistemin e fiskalizimit. Theksojmë se bëhet fjalë për një çështje thjesht teknike, e cila nuk lidhet me ndonjë cenim të të dhënave tuaja apo të sigurisë së platformës, por që kërkon kohën e nevojshme për të garantuar një shërbim të përmirësuar dhe me funksionalitete të reja. Kreatx mbetet e përkushtuar maksimalisht ndaj transparencës dhe vazhdimësisë së shërbimit, dhe do të vijojë t’ju informojë në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm dhe ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të përkohshëm të krijuar. Me respekt, Ekipi Teknik Kreatx sh.p.k.